Me kolona të gjata të automjeteve dhe pritje të shumëta, kanë filluar të përballen bashkatdhetarët të cilët po vijnë për pushime në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e pasdites së sotme (e diele) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Në hyrje të pikës kufitare në Merdare pritjet nga 40-50 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 400 metra.
Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 2 orë, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 450 metra.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...