Google ADS

Bukë e kripë e zemërbardhë, sot fillon “Prishtina Gastronomy Festival”

14:49 | 21 Korrik 2022
A. B.

Sot nis festivali më familjarë në vend “Prishtina Gastronomy Festival” me fillimi nga ora 16:30.

Atmosferë verore e ngrohtë, nën tinguj të muzikës shqiptare e me super ushqime, po ju pret të vini me familje, të dashur, shoqëri, e kolegë, në Festivalin e Gastronomisë në Prishtinë.

Për plotë 11 ditë duke filluar nga 21 deri më 31 korrik festivali do të jetë i mbushur me ushqim, muzikë, argëtim. Për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet, për gjithë shoqërinë, kolegët e familjen.

Në natën e parë të festivalit do të këndojë Merita Halili, të dytën Aurela Gaçe, e gjatë netëve tjera do të jenë Selami Kolonja, Ramadan Krasniqi, Minatori, Fisnikët, String String, e shumë të tjerë, që vërtetë është e vështirë të përzgjidhet vetëm një natë, por ju mund të vini e të festoni në secilën prej tyre.

Në hapësirat e festivalit të vendosura do të jenë plotë shtëpiza, ku do të mund të provoni ushqime nga ato tradicionalet e deri tek ato më moderne, e po ashtu pije të ndryshme “Made in Kosova”.

Gjatë ditës do të ketë edhe klasa të ndryshme gatimi, ku nga kuzhinierët më të njohur do të keni rastin të mësoni gatime speciale.

Ndërsa, për fëmijët është rezervuar këndi i lojërave, e për të gjitha gjeneratat argëtimi në “Prishtina Gastronomy Festival” është i garantuar.

Linkun për rezervimin e biletave mund ta gjeni këtu .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme