Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për nënshkrimin e kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2022).
Duke kujtuar se në dy vitet e fundit edhe vendi ynë është ballafaquar me pandeminë COVID-19, kryeministri Kurti tha se si Qeveri në vazhdimësi kemi ndërmarrë masa të shumta përmes skemave të ndryshme, duke pasur për synim mirëqenien e qytetarit dhe të mirën publike.
Në mesin e këtyre masave, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike e cila kap vlerën prej 570 milionë euro, ai veçoi mbështetjen e bizneseve përmes subvencionimit të pagave të punëtorëve dhe qirave, shtesat për Lehona dhe Fëmijë, shtesat për punëtorët e sektorit privat e publik dhe pensionistë, subvencionimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, ndihmën për familjet në asistencë sociale, rritjen e mbështetjes për bujqësi dhe tash së fundmi skemën e punësimit të garantuar “Qeveria për Familjet”.
Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar është edhe një tjetër skemë përkrahëse të cilën e kemi dizajnuar së bashku, tha kryeministri Kurti. Ajo synon zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve zhvillimore përmes krijimit të vendeve të reja të punës, përkrahjes së bizneseve të reja dhe atyre prodhuese, me qëllim të zvogëlimit të importeve, dhe në të njëjtën kohë edhe një dëshmi që qeveria është e përkushtuar që të përkrahë sektorin privat në shërbim të zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik, u shpreh më tej kryeministri Kurti.
Ai i uroi të gjithë përfituesit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 dhe u dëshiroi suksese dhe punë të mbarë në zbatim të projekteve.
Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
I nderuari ministër i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka,
E nderuara përfaqësuese e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, znj. Leonora Kusari,
Të nderuar përfitues të Skemës së Granteve – Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,
Të nderuar pjesëmarrës,
Dy vitet e fundit vendi ynë, sikurse edhe e gjithë bota është ballafaquar me vështirësitë që i ka shkaktuar pandemia COVID-19. Fillimisht në fushën e shëndetit publik, e mandej edhe në atë të rrafshit ekonomik, efekte këto të cilat po vazhdojnë të zënë vend në përditshmërinë tonë.
Natyrisht, përballë këtyre ne në vazhdimësi kemi ndërmarrë masa të shumta përmes skemave të ndryshme mbështetëse, duke pasur për synim gjithmonë mirëqenien e qytetarit dhe të mirën publike – nga mbështetja e bizneseve përmes subvencionimit të pagave të punëtorëve dhe qirave, shtesat për Lehona dhe Fëmijë, shtesat për punëtorët e sektorit privat e publik dhe pensionistë, subvencionimi i energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, ndihma për familjet në asistencë sociale e deri tek rritja e mbështetjes për bujqësi dhe tash së fundmi skema e punësimit të garantuar “Qeveria për Familjet”. Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përafërsisht, përgjithësisht e kap vlerën prej 570 milionë euro, që i bie rreth 7 për qind të bruto produktit vendor.
E tash, Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar është edhe një tjetër skemë përkrahëse të cilën e kemi dizajnuar së bashku. Ajo synon zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve zhvillimore përmes krijimit të vendeve të reja të punës, përkrahjes së bizneseve të reja dhe atyre prodhuese, me qëllim të zvogëlimit të importeve. Kjo është edhe një dëshmi që ne të jemi të përkushtuar që të përkrahim sektorin privat në shërbim të zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik. Dhe ne e dimë shumë mirë, që barrën më të madhe në shtetin tonë për punësimin e popullsisë tonë, e bartë pikërisht sektori privat, të cilët ne si shtet duhet t’i ndihmojmë.
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës të ju uroj të gjithë përfituesve në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 suksese dhe punë të mbarë në zbatim të projekteve.
Dua të falënderoj edhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka dhe stafin e tij për punën dhe angazhimin dhe t’ju uroj sukses në zbatimin e këtij programi.
Ju faleminderit shumë, përfundoi, Kurti. /arbresh.info/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...