Dik Marti me raportin e tij të prodhuar në kuzhinat serbo-ruse, jo vetëm që sherbeu si bazë për akuzimin e themelusëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, por tentojë të denigrojë shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës,të shpallur me 17,shkurt, 2008, duke kriminalizuar shtetin e ri të posaformuar. Kjo erdhi pas konfirmimit të GJND-së, për legalitetin dhe legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Tani, kur edhe zyrtarishtë u konfirmua, se ky raport ka qenë i falsifikuar ( asgjë nga ky raport nuk ka në aktakuzat e ngritura)dhe sponzorët e tij kanë tentuar ta vrasin Dik Martin për të fajsuar Kosovën për ketë, institucionet e Kosovës, Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi do të duhej të tregojnë përgjegjësi institucionale, duke reaguar kunder këtij mashtrimi të madh të Dik Martit dhe sponzoruësve të tij. Poashtu institucionet e Kosovës, duhet të kërkojnë Gjykatës Speciale, (të cilen e kanë themeluar vetë) gjykim të drejtë, të pavarur dhe të shpejtë sipas standardeve të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, legjislacionit të Kosovës dhe të drejtës ndërkombëtare penale. Kjo nuk paraqet ndërhyrje apo presion në punen e kësaj gjykate si gjykatë e pavarur, por kërkesë legjitime të shprehur në një rezolutë, që ajo të ndërpresë abuzimet procedurale dhe matriale, dhe të sigurojë një gjykim të drejtë.
Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë, paralajmërimi i Kryeministrit Rama , se në shtator në Këshillin e Evropës do të propozojë rezolutë të re kundër raportit të Dik Martit janë shembujë të mirë që duhet ndjekur. /arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...