Google ADS

Fosili i krijesës 150 milionë vjeçare merr emrin e Presidentit Zelensky

12:03 | 21 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Fosili i një krijese detare 150 milionë vjeçare që është gjetur në Afrike, që ka 10 krahë dhe kthetra të ngjajshme me tentakulat, ka marrë emrin e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Krijesa ishte rreth 2 inç në diametër. Mbetjet e tij pothuajse të plota u gërmuan në një vend në Etiopinë qendrore, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit thanë se fosili ishte i një lloji ylli me pupla, të cilat janë të bollshme në fundet shkëmbore të deteve dhe oqeaneve anembanë botës. E quajtur Ausichicrinites zelenskyyi, krijesa e lashtë është e lidhur ngushtë me yjet e detit, trangujt dhe iriqët e detit.

“Fosili është ruajtur jashtëzakonisht,” tha autori kryesor, profesor Mariusz Salamon, i Universitetit të Silesisë, Poloni.

I pyetur se pse u emërua pas Zelenskyt, Salamon tha se “Volodymyr Zelensky është presidenti i gjashtë dhe aktual i Ukrainës, i cili është bërë simbol i guximit dhe mbrojtjes së Ukrainës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme