Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur optimist se mund ta rikthejë qeverisjen e partisë së tij në komunën e Rahovecit pas emërimit të kryetarit të ri të degës, Edon Cana.
“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec është para një momentumi të ri, përplot optimizëm. Me vullnet dhe energji të reja, Kryetari i ri i Degës, Edon Cana, së bashku me Kryesinë, kanë nisur punën për rikthimin e PDK-së në këtë komunë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai shkoi në këtë komunë për, siç tha, të parë nevojat e qytetarëve dhe për të diskutuar mbi to bashkë me kryesinë e partisë.
“Me Edonin dhe Kryesinë e PDK-së në Rahovec diskutuam për planet drejt riorganizimit strukturor dhe për nevojat e kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.
Edoni, si diplomat i suksesshëm, person i edukuar me shkollim superior, djalë që i do shumë Rahovecin dhe bashkëqytetarët e tij, është i përkushtuar për të krijuar alternativë dhe shpresë për të ardhmen. Në këtë mision, Edoni dhe ekipi i tij e kanë prapa tërë Partinë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar i pari i PDK-së. /arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani