Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në Kosovë, kjo u konsiderua si ditë historike.
Lidhur me këtë temë, për arbresh.info ka folur analisti Fatmir Sheholli. Ai mendon se kjo për Kosovën do të thotë shumë, për arsye se rajoni po merr nota pozitive për integrim në unionin evropian.
“Kosova duhet patjetër t’i kryej detyrat e shtëpisë të cilat i ka vendosur unioni evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të rrugëtoj drejt liberalizimit të vizave dhe drejt çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me këshillin e Evropës edhe me vet hapjen e negociatave të Kosovës në integrim të përgjithshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thotë Sheholli për arbresh.info.
E, a duhet që Bashkimi Evropian të përkushtohet më shumë ndaj Kosovës, sipas tij BE-ja duhet të jetë shumë më fleksibile ndaj vendit tonë.
Ai shton se BE për të gjitha të arriturat që Kosova i ka bërë deri më tani, duke filluar prej viteve 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë, është munduar që t’ia mundësojë të gjitha atributet që i kanë shtetet perëndimore, e me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
Ai shton se për liberalizimin e vizave edhe vet Brukseli është duke pohuar tani e disa herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Por, krejt ndryshe mendon analisti Nexhmedin Spahiu, i cili thotë se kjo mund të ketë ndikim negativ për shkak që vendet e rajonit janë duke përparuar drejt Bashkimit Evropian ndërsa Kosova po mbetet jashtë.
Sipas tij kjo po ndodh pasi Kosova nuk po arrin që të marr njohjen nga shteti i Serbisë
“Kosova nuk po arrin të marr njohje nga shteti i Serbisë, dhe duhet në mënyrë urgjente që Kosova ta shpejtojë dhe të ec përpara me dialog”, tha Spahiu për arbresh.info.
Sipas tij, Bashkimi Evropian është i përkushtuar mjaft ndaj Kosovës, por problemi qëndron se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj vetës.
“Bashkimi Evropian, Rusia, Serbia, Kina nuk munden ta rrezikojnë shtetin e Kosovës. Kosovën e rrezikon vetëm shqiptarët e Kosovës, ata të cilët janë të thirrur që ta rregullojnë shtetin e Kosovës”, deklaron Spahiu.
Kujtojmë se, pas 16 vitesh pritje Shqipëria ka filluar negociatat për integrimin në Bashkim Evropian./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...