Maqedonia e Veriut nga sot deri të dielën është në fazën portokalli dhe temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë.
Me atë rast Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve.
1. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.
2. Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë ndërmjet orëve 11:00 dhe 17:00.
3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për të moshuarit, të pafuqishmit dhe të pastrehët.
4. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.
Rikthejeni shikimin në çdo moshë me këtë metodë…
Kujtojmë se popullata në periudhën e verës duhet të respektojë masat e përgjithshme të mbrojtjes shëndetësore si:
Gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta, të qëndroni më shumë në dhoma të mbyllura (kryesisht me ajër të kondicionuar), dhe nëse është e nevojshme të qëndroni në një hapësirë të hapur gjatë kësaj periudhe, të gjeni një mundësi për pushime më të shpeshta në hije.
Të vishni rroba të shndritshme dhe të lehta, dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, vishni syze mbrojtëse dhe kapele dhe kur bëni banjë dielli përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës.
Hani më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe më pak ushqim me yndyrë.
Marrja e sasive të mëdha të lëngjeve, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë dhe shmangia e pijeve alkoolike.
Kur hyni në një automjet, është e nevojshme të ventiloni atë për një periudhë të caktuar.
Të sëmurët kronikë duhet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekun e familjes.
Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet:
larja e detyrueshme e perimeve dhe frutave të freskëta para përdorimit të tyre,
përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes, si dhe shmangia e produkteve të papërpunuara termikisht.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...