Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një turist francez, në Spanjën lindore, pasi u goditën gjatë garës me dema.
Dy viktimat ishin të moshës 50 dhe 56 vjeç, pasi u goditën dhunshëm nga demat në periferi të Valencias, shkruan Euronews.
Ndërsa, shërbimet e urgjencës konfirmuan gjithashtu se një turist francez, rreth të 60-tave vdiq në spital, 10 ditë pasi u godit në një fshat pranë Alicante.
Vrapimet tradicionale të demave mbahen çdo verë në Spanjë ndërsa fshatrat festojnë shenjtorin e tyre mbrojtës.
Vrapimet më të famshme të demave zhvillohen si pjesë e festivalit San Fermin në Pamplona, ku qindra vrapues ndiqen nga gjashtë dema luftarakë në një garë 850 metrash nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit./kk/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...