Presidenti i SHBA Joe Biden, në pamundësi për të miratuar ligjet për klimën përmes Kongresit, u përpoq të zbatonte disa nga premtimet e tij të fushatës duke shpallur masa të reja në një kohë kur shumë vende evropiane janë në situatë të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta.
“Ndryshimi i klimës është një rrezik i qartë dhe i menjëhershëm, si dhe një kërcënim ekzistencial për kombin tonë dhe botën”, tha presidenti amerikan.
“Shëndeti i bashkëqytetarëve tanë është në rrezik por edhe siguria dhe ekonomia jonë kombëtare”, shtoi ai, gjatë vizitës në një termocentral shumë ndotës, të vjetër me qymyr në Massachusetts.
Kjo fabrikë është mbyllur në vitin 2017 dhe sot është shndërruar në njësi të prodhimit të energjisë së erës.
“Meqenëse Kongresi nuk po bën atë që duhet unë do të përdor fuqitë e mia ekzekutive”, tha presidenti 79-vjeçar.
Megjithatë, Biden shmangu, të paktën tani për tani, shpalljen e një “emergjence klimatike”, siç i kanë kërkuar disa ligjvënës demokratë. Nuk është e qartë se çfarë efekti do të kishte kjo, por mund t’i japë atij disa kompetenca shtesë./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...