Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Rrogozhinës

22:53 | 20 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

RROGOZHINË – Gjendet një trup i pajetë në afërsi të qytetit të Rrogozhinës. Trupi është gjetur nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshohet se viktima është banorë i zonës së Rrogozhinës.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së personit në fjalë. Aktualisht trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Pritet ekspertiza dhe autopisa e trupit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme