Qeveria britanike miratoi një termocentral të ri bërthamor me vlerë 20 miliardë funte (24 miliardë dollarë) në Suffolk në Anglinë Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Uzina Sizewell C, siç njihet, do të ndërtohet nga EDF, një kompani energjetike në pronësi kryesisht të shtetit francez, e cila ka pretenduar se vendi do të jetë në gjendje të furnizojë me energji deri në 6 milionë shtëpi.
Uzina Sizewell C me dy reaktorë do të ndërtohet pranë uzinës tashmë ekzistuese Sizewell B.
Qeveria britanike ka vonuar vazhdimisht vendimin përfundimtar për uzinën Sizewell C, por më në fund dha miratimin.
Centrali i ri është pjesë e një valë të re të centraleve bërthamore, të cilat krahas rritjes së energjisë nga era në det të hapur dhe hidrogjeni, përbëjnë një pjesë kyçe të strategjisë së qeverisë për energjinë e gjelbër.
Disa e kanë kritikuar uzinën e re për arsye mjedisore dhe ekonomike.
Caroline Lucas, e vetmja deputete e Gjelbër në parlamentin britanik, shkroi në Twitter: “Një elefant i bardhë masivisht i kushtueshëm – bërthamorja është mënyra më e shtrenjtë për të gjeneruar energji elektrike kudo në botë – dhe duke u funksionalizuar në vitin 2040 më së herët, do të arrijë shumë vonë për të ndihmuar përmbushjen e objektivit të dekarbonizimit të energjisë elektrike deri në vitin 2035 – një vendim kaq i turpshëm”.
Carly Vince, shefja e planifikimit të Sizewell C, tha: “Jam e kënaqur që, pas muajsh shqyrtimi të kujdesshëm, qeveria ka dhënë pëlqimin e planifikimit për Sizewell C. Është një miratim i madh i propozimeve tona dhe mbështet pikëpamjen tonë se ky është projekti i duhur në vendin e duhur”.
“Sizewell C do të jetë i mirë për rajonin, duke krijuar mijëra mundësi për njerëzit dhe bizneset vendase. Do të nxisë biodiversitetin lokal dhe do të lërë një trashëgimi me të cilën mund të krenohet Suffolk”, shtoi ajo.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...