Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thuhet në një komunikatë për media.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shfrytëzoi rastin ta urojë Ambasadorin Minxhozi për vendimin historik në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, së bashku me Maqedoninë e Veriut.
Ky hap, shënon një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, të cilën Kosova e mbështet plotësisht dhe i gëzohet suksesit të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përshpejtimi i procesit të integrimit është jetësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Minxhozi e falënderoi zëvendëskryeministrin Bislimi për urimin, duke u shprehur se shpreson që së shpejti të ketë dhe hapa konkret për liberalizimin e vizave për Kosovën./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin