Çfarë ha Kim Kardashian? Kamarieri i zbulon porosinë

14:38 | 20 Korrik 2022
A. B.

Një kamarier ka zbuluar porosinë e Kim Kardashian dhe partnerit të saj, Pete Davidson, të cilët kishin dalë për darkë në një restorant italian, në Australi.

Punonjësi i Piccolo Cucina publikoi në rrjetet sociale faturën e 41-vjeçares, për të cilën tha se la edhe një bakshish të majmë.

Kim Kardashian kishte porositur disa sallata, pica dhe pjata peshku, ndërsa për ëmbëlsirë tortë me çokollatë dhe pica me Nutella.

Fatura shkoi 576 dollarë dhe darkë konsumuan jo vetëm çifti, por edhe shoqëruesit e Kim Kardashian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme