kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar me deputetin shqiptar të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe me ish-kryetaren e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook, të mërkurën se kanë biseduar me Kamberin për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”, ka shkruar Abdixhiku.
“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij”. /arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK