Google ADS

Sherri me moderatorin e njohur shqiptar, Noizy pranon fajin pas 6 vitesh

10:38 | 20 Korrik 2022
A. B.

Njëri nga sherret më të bujshme ishte edhe ai mes reperit, Noizy, dhe moderatorit, Ledion Liço.

Sot reperi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku për herë të parë ka folur për statusin në të cilin kishte shpërthyer ndaj moderatorit.

Sipas reperit, e gjitha ishte diçka e thënë në nerva e sipër, por sipas tij mosha ndikon që gjërat të ndryshojnë.

Reperi shtoi se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka pasur kohë të reflektojë, ndërsa shton se “ndikon dhe mosha”.

“Jemi rritur, 6 vite nuk janë shumë as pak. Ideja është të bësh gjëra të bukura, me energji të pastër. Kjo nuk ndodh nëse e mbajmë mendjen te e kaluara. Duke bashkuar forcat bëhen gjëra të mëdha. Dy forca të mëdha të bëhen bashkë për një gjë të madhe si “Alfa Show”. Top Channel është nëna e shumë artistëve. “Top Fest” është skena e parë që kam marrë pjesë dhe është e Top Channel. U bë çfarë u bë, nuk jam këtu për të thënë i kujt është faji. Të ecim para, të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur më shpejt ky pajtim. Por angazhimi i mbingarkuar nuk ka lënë kohë për të reflektuar. Gjatë gjithë vitit, maksimumi që jam në Shqipëri është 3 ditë. Kjo rutinë është çdo javë.”, u shpreh reperi.

Noizy sqaroi se nuk ka komunikuar me moderatorin por që e ka menduar.

“Jo, nuk kam pasur. E kam menduar të komunikoj. Nuk kam qenë asnjëherë kundra të pajtoheshim. Ndoshta ishte pak e nxituar nga ana ime. Mund të ishte bërë pak më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova veten. Thashë faji mbeti në prehrin tim. Ledioni është bërë baba i tre fëmijëve, uroj të bëhet edhe baba i fëmijëve të tjerë. Thjesht ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje me homofobinë.”, shtoi ndër të tjera Noizy.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme