Gjatë trazirave në një burg në Ekuador, të paktën 13 të burgosur kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën, njoftoi të hënën administrata përgjegjëse për burgjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ka ndodhur në burgun Bellavista në Santo Domingo, që ndodhet 70 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit ekuadorian Quito, ku 44 të burgosur vdiqën në një incident të ngjashëm në maj të këtij viti.
Ministri i Brendshëm i Ekuadorit Patricio Carrillo tha se policia po punon “për të kontrolluar burgun” dhe shprehu keqardhje për vuajtjet e të burgosurve. Prokuroria njoftoi se kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso nuk ka folur për ngjarjen tragjike, por në të kaluarën ka akuzuar gjyqtarët për kufizimin e aftësisë së vendit për të luftuar dhunën duke kufizuar gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në sistemin e burgjeve që u shpall në fund të shtatorit të kaluar. Gjendja e jashtëzakonshme kishte për qëllim forcimin e kontrollit me ndihmën ushtarake.
Përplasjet, shpesh brutale, janë të zakonshme në burgjet ekuadoriane, ku rreth 400 të burgosur kanë vdekur që nga shkurti i vitit 2021 mes dhunës në rritje midis bandave të trafikut të drogës që zhvillojnë një luftë për pushtet brenda dhe jashtë burgjeve ekuadoriane.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...