Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese , që nga motorët e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.
Duke marrë shkas dhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afërsi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.
Aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më të shpeshta. Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motorë deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit./tch/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...