Dy të vdekur dhe 1846 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri

18:42 | 19 Korrik 2022
E.H

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 1846 të infektuar dhe dy humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,821 testime, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 750 qytetarë në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamzë, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Kurse, aktualisht janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë Shqipërin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Të ngjashme