Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

17:59 | 19 Korrik 2022
E.H

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në mesin e shumë urimeve për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është edhe urimi i Serbisë.

Ministria e Jashtme e Serbisë, në një postim në Twitter e përshkruan ngjarjen e sotme në Bruksel si një lajm të pritur prej kohësh “për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkans- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

MEPJ e Serbisë uron dy institucionet homologe në Shqipëri dhe RMV ndërsa shton se të dy vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin, siç thuhet në reagim, me gjithë zemër të Serbisë “në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme