Ministri i Jashtëm ukrainas uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

16:36 | 19 Korrik 2022
E.H

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka thënë se hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e merituar.

Ai, në një postim në Twitter ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.

Në Bruksel u mbajtën sot konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE.

Ndërkaq, Ukraina mori statusin e vendit kandidat për në BE, disa ditë më parë./arbresh.info/

Të ngjashme