Temperaturat e larta kanë bërë që Europa të përfshihet nga flakët gjigante, të cilat po djegin mijëra hektarë toka të mbjella dhe pyje. Zonat më të prekura janë Spanja, Franca dhe Italia, ndërkohë që vatra të tjera janë shfaqur thuajse në të gjitha vendet e rajonit.
https://twitter.com/Reuters/status/1549227535623340032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1549227535623340032%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fe-frishme-europa-ne-flake-burri-del-nga-zjarri-pasi-ishte-rrethuar%2F
Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar pamjet e një burri, të cilësuar hero, i cili për pak u dogj mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte të mbjellat e fshatit nga zjarri. Ai shkoi me një fadromë për të hapur kanal mes flakëve dhe zonës së padjegur, por pa e kuptuar u rrethua prej tyre duke mbetur i ngecur aty.
Videoja e frikshme tregon momentin kur Angel Martin Arjona po luftonte me flakët. Për një moment, automjeti zhduket plotësisht pas një muri zjarri përpara se burri të dale, ndërkohë që ai vrapon mes flakëve, i digjen rrobat dhe papritur përplaset me një rrjetë teli, por nuk resht se vrapuari duke dalë në një zonë më të sigurt.
Deri më tani në Spanjë kanë ndërruar jetë dy persona, një zjarrfikës 62-vjeçar dhe një bair 69-vjeçar.
të Evropës që tregojnë katër herë më shumë zjarre se mesatarja që kanë ndodhur deri më tani këtë vit – duke djegur një zonë që është më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë të vitit. /abcnews.al
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...