Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se Ministria Turke e Mbrojtjes dhuroi një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës bëhet e ditur se në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.
Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”