Letra higjienike është zakonisht e bardhë, por a keni menduar ndonjëherë pse është kështu?
Së pari, është e rëndësishme të kuptoni se si bëhet letra higjienike, transmeton portal arbresh.info
Letra higjienike është bërë nga fibra celuloze që vijnë ose drejtpërdrejt nga pemët ose nga letra e ricikluar, sipas kimistes Jessica Kert.
Fijet përzihen me ujë për të bërë një llucë. Prodhimi i letrës higjienike ka dy pjesë kryesore: prodhimin e letrës së papërpunuar dhe shndërrimin e saj në produktin përfundimtar që blini në dyqan, shpjegon David Oltmire, një konsulent që punon me fabrikat e letrës higjienike në SHBA.
Prodhuesit zbardhin tulin e drurit me peroksid hidrogjeni ose klor për ta bërë atë të bardhë. Kjo procedurë zbardhjeje është më shumë se thjesht një proces estetik. Gjegjësisht, kjo e largon edhe përbërësin e njohur si lignin, i cili e zbut letrën.
Kat vëren se fibrat e celulozës janë gjithashtu natyralisht të bardha. Megjithatë, “ngjitësi” që i lidh ka ngjyrë kafe, e cila humbet falë zbardhuesit.
Pra, nuk është domosdoshmërisht vetëm procesi, por lënda e parë që e bën letrën higjienike të bardhë.
Për më tepër, nëse letra higjienike prodhohet nga letra e ricikluar, atëherë më së shpeshti përdoren mbeturina zyre ose letra shkrimi, e cila në thelb tashmë është me ngjyrë të bardhë.
Ngjyra e bardhë e letrës higjienike është më konvencionale sesa funksionale pasi letra higjienike nuk duhet domosdoshmërisht të jetë e bardhë për të qenë e butë dhe absorbuese.
Megjithatë, ka edhe lloje të ndryshme letre higjienike me ngjyra të ndryshme, por Oltmir shprehet se letra higjienike me ngjyrë rrit koston e prodhimit të rrotullave.
Pjesa më e madhe e letrës higjienike në Amerikën e Veriut është e bardhë për shkak të preferencave të konsumatorëve, thotë Catherine dhe shton se situata është e ndryshme në Amerikën e Jugut dhe Europë, ku letrat higjenike mund të jenë edhe me ngjyra të ndryshme./arbresh.info/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke