Zv.kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka shkuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Grubi po merr pjesë në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare, teksa shkruan se “nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.
“Do të kemi shumë punë para vetes, përgjegjësi madhore, por me pjekuri dhe racionalitet ashtu si deri më tani do t’ia dalim të ngadhënjejmë në të gjitha sfidat”, shkroi tutje ai.
Njoftimi i plotë:
Sot, erdhi dita kur të gjitha përpjekjet për të ruajtur orientimin properëndimor të vendit u kurorëzuan me sukses, kur e gjithë qasja jonë konstruktive për të zgjidhur kontestet me fqinjët po sjell ditë më të mira, horizont pa asnjë pengesë drejt qëllimit final të integrimit.
Ndodhemi në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare dhe nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sa e sa sfida kishim para vetes, dukej e pamundur të arrinim cakun, sa e sa ideologji të dezorientimit dhe frikës nga forca regresive deshën të na pengonin në qëllimin tonë të sinqertë, por me vendosmëri, me punë, me përkrahjen e madhe të mbarë Europës ia dolëm që sot të ulemi në tavolinën e punës në zemër të Europës për të projektuar ardhmërinë europiane.
Do të kemi shumë punë para vetes, përgjegjësi madhore, por me pjekuri dhe racionalitet ashtu si deri më tani do t’ia dalim të ngadhënjejmë në të gjitha sfidat. ME ZEMËR DREJT EUROPËS!. /arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...