Shumë tifozë të Barcelonës dhe jo vetëm kanë pyetur veten se ai ka mundësi që në një moment krize financiare, klubi katalanas shpenzon miliona për lojtarë që si në rastin e Robert Lewandowskit, janë në fund dhe jo në fillim të karrierës.
Polaku që në muajin gusht mbush 34 vjeç nuk është simboli i emrit tek i cili do të bazohet Xavi për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes edhe pse ai vetë ka siguruar se është në formë optimale dhe mund të japë ende shumë në fushën e lojës.
Golashënuesi më i mirë i Bundesligas në edicionin e kaluar prej muajsh kërkonte largimin nga Bayern Munich dhe Barcelona ishte i vetmi klub në garë për ta afruar.
Gazeta “El Pais” bën një zbulim të rëndësishëm duke ngritur edhe shumë pikëpyetje. Pse presidenti Joan Laporta këmbënguli për ta blerë me çdo kusht dhe a ka deklaruar klubi shumën e plotë?
Jo! Barcelona e ka blerë Lewandowskin për 60 milionë euro por i ka kërkuar Bayernit që të paktën publikisht ta deklarojë 50 milionë.
E vërteta është që operacioni do të kushtojë 60 milionë bashkë me bonuset, pra shuma e plotë që kërkoi Bayerni që në fillim edhe pse katalanasit e shesin si një arritje uljen e çmimit të kartonit.
Një truk merkatoje që i ka bërë njerëzit të besojnë se lojtari është transferuar vërtet për 50 milionë. /telegraf/
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës