Therje me thikë në Prishtinë

10:26 | 19 Korrik 2022
A. B.

Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa  viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Prishtinë 18.07.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme