Ukraina ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Bjellorusinë, nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas.
Paralajmërimi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, shkruajnë mediat e huaja.
“Bjellorusia është bashkëpunëtor në krimin e agresionit dhe askush nuk e vë këtë në dyshim. Ne ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me federatën ruse menjëherë pas fillimit të sulmit në një shkallë të gjerë. Marrëdhëniet diplomatike do të ndërpriten edhe me Bjellorusinë nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas”,theksoi Kuleba./arbresh.info/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...