Google ADS

Gjenerali ushtarak: HIMARS po ndihmojnë në stabilizimin e vijave të frontit

08:31 | 19 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Gjenerali Valery Zaluzhny tha se armët e fuqishme si sistemet raketore HIMARS kanë lejuar forcat ukrainase të stabilizojnë situatën përmes sulmeve të mëdha në pikat e komandës së armikut, depot e magazinimit të municioneve dhe karburantit, sipas The Guardian.

“Një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ruajtjen e linjave dhe pozicioneve tona mbrojtëse është furnizimi i Ukrainës me M142 Himars, e cila kryen sulme të synuara në pikat e kontrollit të armikut, depot e municioneve dhe karburanteve,” tha Zulazhy në një postim në Twitter.

Më herët të hënën, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se kishte urdhëruar ushtrinë të përqendrohej në shkatërrimin e raketave dhe artilerisë perëndimor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme