Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore e Komisionit Europian, Stella Kyriakides, u bëri thirrje sot 27 anëtarëve të Unionit që të përdorin verën për t’u përgatitur për një valë të re të infeksioneve me koronavirus në vjeshtë dhe dimër.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e mundshëm të situatës epidemiologjike, është thelbësore të ruhet vigjilenca”, tha Kyriakides, transmeton portal arbresh.info
“Muajt e verës duhet të shfrytëzohen për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në shëndetin publik për fazën e ardhshme të pandemisë në vjeshtë dhe dimër”, shtoi ajo.
“Njerëzit në Europë janë duke e shijuar verën pa kufizimet që kanë qenë në fuqi gjatë dy viteve të fundit, por përpjekjet për të përmirësuar pandeminë duhet të vazhdojnë”, theksoi ajo.
Kyriakides bëri thirrje për rritje të përpjekjeve në aplikimin e dozave të para dhe vaksinave suplementare (të ashtuquajturat përforcues), më pas për përgatitjen e fushatës së ardhshme të vaksinimit kundër varianteve të versionit omicron dhe për monitorim dhe testim gjatë gjithë vitit.
Sipas saj, autoritetet shëndetësore duhet të kenë gjithçka gati për një kthim të sigurt në punë dhe shkollë pas pushimeve verore./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës