Nisi me Prizrenin për të vijuar më pas në shëtitoren “Taulantia” në Durrës “OldTimer & Retro Fest 2022″.
Një maratonë kulturore mes Prizrenit, Durrësit e Fierit, në të cilën u ekspozuan dhjetëra makina të koleksionistëve edhe nga Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e Veriut.
Eventi ngjalli interesin e shumë qytetarëve durrsakë, por edhe turistëve të cilët në këtë periudhë të vitit frekuentojnë masivisht qytetin bregdetar.
Ata panë nga afër koleksionin e makinave që ishin të viteve dhe markave të ndryshme, nëpërmjet të cilëve u ofrua një atmosferë ndryshe në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit.
Ky udhëtim i përvitshëm, sipas organizatorëve, ka për qëllim të promovojë jo vetëm mjetet historike, elementët e kulturës e muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë mes vendeve, përmes pasionit për koleksionimin./alsat/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...