Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se do të ngrijë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse të dy vendet nordike dështojnë të mbajnë premtimin e tyre për përpjekjet kundër terrorizmit që i bënë muajin e kaluar.
Sipas Euroneës Turkish, Erdogan ka theksuar se Suedia deri me tani nuk ka arritur të tregojë “imazh të mirë” ndaj qëllimit për të cilin kanë rënë dakord, transmeton portal arbresh.info
Turqia gjatë muajit maj ka njoftuar se do të bllokojë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës nëse nuk merr garancinë nga vendet nordike për gatishmërinë e tyre për ekstradimin e grupeve kurde, në veçanti partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët Turqia i konsideron grupe terroriste.
Ngërçi mbi anëtarësimin e vendeve në NATO përfundoi në qershor, kur Turqia, Finlanda dhe Suedia arritën një marrëveshje trepalëshe të minutës së fundit në prag të samitit të aleancës ushtarake në Madrid.
“Dëshiroj të kujtoj se nëse ato (Suedia dhe Finlanda) dështojnë të ndërmarrin hapat e nevojshëm (drejt heqjes së vetos për anëtarësimin e tyre në NATO), ne do ta ngrijmë procesin”, tha Erdogan.
Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr kundërshtimet për prishjen e marrëveshjes ndaj pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se Ankaraja mund të bllokojë ende procesin nëse të vendet dështojnë të përmbushin plotësisht pritjet e tij.
Turqia akuzon vendet nordike se strehojnë anëtarë të dyshuar të PKK-së dhe gjithashtu kundërshton vendimet e tyre në vitin 2019 për të ndaluar eksportet e armëve në Ankara për shkak të operacioneve ushtarake të Turqisë në Siri./arbresh.info.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?