Google ADS

Hungarezët ngrihen në protestë kundër Orbanit, kundërshtojnë rritjen e taksave

20:09 | 18 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Protesta masive kundër qeverisë së Orban janë zhvilluar në qendër të Budapestit.

Për të gjashtën ditë me rradhë, qyteratët në Hungari kanë kundërshtuar masat e qeverisë së Orban, në të cilat përfshihen rritja e taksave për bizneset e vogla, profesionistët e lirë dhe heqja e faturave të subvencionuara, transmeton portal arbresh.info

Policia ka mundur të zhbllokojë trafikun vetëm rreth mesditës, duke përdorur gaz lotsjellës. Shumë më pas marshuan në sheshin e Parlamentit, ku hartuan një peticion, drejtuar kryeministrit Viktor Orban, duke kërkuar anulimin e masave.

Organizata dhe lëvizjet civile synojnë të vazhdojnë protestën edhe në ditët në vijim, por përjashtojnë partitë opozitare, të diskredituara me disfatën e rëndë në zgjedhjet e prillit.

Mes protestuesve ka edhe mbështetës të Fidesz, partisë së Viktor Orban./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme