OSBE-ja prezanton raportin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë: Nuk mjafton vetëm restaurimi fizik i objekteve

19:24 | 18 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Misioni i OSBE-së ka prezantuar raportin për ‘Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë’. Ky raport i prezentuar sot, shqyrton praktikën e tanishme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe jep rekomandime për institucionet përkatëse, shkruan arbresh.info.

“Për të siguruar ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të nevojshme janë po ashtu menaxhimi gjithëpërfshirës, planifikimi hapësinor imagjinativ, vetëdijesimi, dhe trajnimi i personelit në fushën e trashëgimisë kulturore”, thuhet në raportin e OSBE-së.

OSBE, ka gjetur shumë mangësi apo mos koordinim të institucioneve sa i përket trashëgimisë kulturore.

Në mesin e tyre është edhe mos denimi i icidenteve. Gjithashtu është rekomanduar që të kontribuohet në vetëdijesimin e bashkësive fetare dhe institucioneve kulturore për t’i raportuar incidentet në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera të zbatimit të ligjit.

Ndryshe, raporti ofron një pasqyrë të kornizës ligjore, administrative dhe të politikave në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe analizon ndërlidhjen çështjet e mbrojtjes së trashëgimisë, sigurisë, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore në Kosovë, meqë ruajtja efektive e trashëgimisë kulturore është e rëndësishme për të gjitha komunitetet”, tha ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë gjatë prezentimit të këtij raporti.

“Ne besojmë se gjetjet dhe rekomandimet e raportit të prezantuar sot do t’u ndihmojnë institucioneve në përpjekjet e tyre për ta ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore për brezat e ardhshëm”,  theksoi ai.

Këto janë rekomandimet për institucionet përkatëse:

Për komunat:

– Të forcohen përpjekjet për të dënuar publikisht incidentet kundër objekteve të
trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

– Të rritet bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me komunat,
Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të siguruar monitorimin e duhur të objekteve
të trashëgimisë kulturore dhe fetare;
– Të kontribuojë në vetëdijesimin e bashkësive fetare dhe institucioneve kulturore
për t’i raportuar incidentet në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera të zbatimit të
ligjit;
– Të mbështeten bashkësitë fetare dhe pronarët e trashëgimisë kulturore duke
përmirësuar sigurinë e objekteve të trashëgimisë së tyre;
– Përmes mbulimit të duhur mediatik, të bëhet ndërgjegjësimi për karakterin e
paligjshëm të kryerjes së veprave penale kundër trashëgimisë kulturore dhe
objekteve fetare. Të forcohen përpjekjet për të dënuar publikisht incidentet
kundër objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme:

– Të forcojë mbështetjen për Policinë e Kosovës, veçanërisht njësinë speciale për
sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare për të përmbushur
detyrat e saj si, për shembull, përmes trajnimeve dhe pajisjeve, dhe duke
lehtësuar qasjen në praktikat më të mira ndërkombëtare;
– Të forcohen përpjekjet për të dënuar publikisht incidentet kundër objekteve të
trashëgimisë fetare dhe kulturore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme