Qeveria shqiptare bëri të ditur të hënën se të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania janë përkohësisht jashtë shërbimit, pas një sulmi kibernetik nga një burim i pazbuluar.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilës u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare.
Ai nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t’i bënin ato jo-funksionale, thuhet në deklaratë.
Autoritetet shqiptare shpjegojnë se modalitetet e këtij sulmi janë të ngjashme me “metodat e përdorura nga hakerat në sulmet e vitit të kaluar të para në hapësirën ndërkombëtare kibernetike”, duke përmendur ato në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë dhe Belgjikë.
Për fat të mirë, zbulimi i hershëm lejoi mbylljen e sistemeve të rëndësishme qeveritare, duke shtuar se ato janë të gjitha “të ruajtura dhe të sigurta”, thanë zyrtarët.
Në deklaratë thuhet se autoritetet shqiptare po bashkëpunonin me ekspertë nga kompania Microsoft dhe Jones Group International me bazë në SHBA për të zgjidhur situatën “dhe për ta kthyer atë në normalitet”.
Bllokimi i shërbimeve publike ka prekur shumë individë dhe kompani në vend. Ministria e Brendshme e Shqipërisë tha se policia dhe shërbimet kryesore civile do të ofrohen përkohësisht në mënyrë fizike pranë sporteleve në zyrat e tyre.
Italia parandaloi sulme kibernetike nga grupe pro-ruse gjatë Eurovisionit
Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009-të, pret të nisë së shpejti negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në dy vitet e fundit, Shqipëria ka qenë gjithashtu një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...