Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova për dallim nga vendet e tjera të rajonit, ka bërë përmbushjen e dyfishtë të kritereve për liberalizim të vizave.
Sipas Tahirit, hezitimi i disa vendeve të BE-së për këtë proces, po zbehë entuziazmin publik, e për rrjedhojë, po e godet agjendën e përbashkët BE – Kosovë.
Tahiri i ka bërë thirrje vendeve të BE-së të mos keqpërdoret ndjenja pro-evropiane e Kosovës.
Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Tashmë po bëhen 4 vite, kur Komisioni Evropian, konfirmoi për të dytën herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përkatësisht 95 kritere dhe shumë rekomandime të tjera të cilat ishin shtuar gjatë këtij procesi.
Plotësimi i dyfishit të kritereve krahasuar me vendet e rajonit nga institucionet e Kosovës, është dëshmi e përkushtimit, si dhe në përputhje me euro-entuziazmin që kanë qytetarët. Duke, mos u ndalur me kaq, por edhe në procesin e përafarfrimit duke ndërmarrë reforma të thella, në përmbushjen e standardeve evropiane.
Hezitimi dhe deklarimet e disa vendeve, për një proces krejt teknik, po zbehë entuziazmin publik, e për rrjedhojë, po e godet agjendën e përbashkët BE – Kosovë. Në një momentum të ri të përkushtimit të vendeve në Rajon si, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tregon se agjenda euro-integruese, është rruga e rëndësishme e arritjes së synimeve të vendeve, si instrumenti kyç në parandalimin e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan.
Andaj, Kosova, institucionet, në veçanti të zgjedhurit e qytetarëve, duhet të ri-konfirmojnë domosdoshmërinë dhe kërkesën e fuqishme, që pa vonesa të përmbyllet liberalizimi dhe të qartësohet rruga euro-integruese. Kjo, do të kthehej në një instrument të rëndësishëm, të fokusimit në reforma, si dhe ruajtje të energjisë dhe entuziazmit në rrugëtimin drejt integrimit të plotë. /arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...