Prokurori i Shtetit raporton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe, ka ngritur 26 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar. ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra penale dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 15 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 13 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit gjatë datës 17 korrik raporton se me urdhër të prokurorit, janë ndaluar 14 persona, si dhe është ushtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit të një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë të dyshuar, në dy raste të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokurori i Shtetit me datën 18 korrik urdhër të prokurorit, janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar, janë ushtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë personave, si dhe, një kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak të një personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të dyshuarve, dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...