Më thirrni Jennifer Affleck! JLo ndryshon mbiemrin e saj pas martesës

12:35 | 18 Korrik 2022
A. B.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, tre muaj pasi u fejuan sërish.

Çifti i njohur si ‘Bennifer’ u martuan të shtunën në Clark County, Nevada, dhe shkëmbyen betimet në një ceremoni të vogël, raporton DailyMail.

Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin e Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”.

Jennifer më vonë zbuloi se Beni i propozoi martesë kur ajo po bënte banjë.

“A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?” shkroi ajo.

“Natën e së shtunës, teksa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u ul në një gju dhe propozoi”.

“Më zunë krejtësisht në pakujdesi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur shumë për të kuptuar se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: është po?”. Unë thashë PO sigurisht që është një PO”.

“Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq tepër e lumtur dhe e plotë”.

“Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë…vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat”. /arbresh.info/

lexo edhe:

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme