Google ADS

Kontejneri me banane në portin e Durrësit ku dyshohet se pati kokainë ishte i hapur

12:09 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Tetë ditë ka qëndruar i nisur nga Kolumbia, me destinacion portin e Durrësit, kontejneri me banane që u zbulua i paplumbosur ditën e djeshme.

Detaje të reja për kontejnerin me banane që u zbulua i paplumbosur ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ku dyshohet se ka pasur dhe drogë të llojit kokainë.

Nga data 8 korrik deri në 16 askush nuk ishte paraqitur për të bërë tërheqje. Nga data 16 korrik është bërë edhe tërheqja, ka qenë edhe ky momenti kur nga policia kufitare është vënë re se ishte i hapur.

Sakaq deri më tani, 20 punonjës të portit dhe terminalit janë arrestuar.

Një burim nga grupi hetimor ka bërë me dije se nga kamerat nuk është vënë re asnjë dyshim te personi në lidhje me hapjen e kontejnerit, ndërsa verifikimi vijon ende.

Sakaq në kontejner mungonin 49 arka me banane.

Ishte Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, që konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane ditën e djeshme./ballkanweb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme