Presidenti Volodymyr Zelensky ka pezulluar kreun e agjencisë së spiunazhit të Ukrainës (SBU) dhe prokurorin e përgjithshëm, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy organizatat e fuqishme.
Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia, transmeton portal arbresh.info
Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.
Zyrtarët, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë dhënë asnjë koment.
Në një fjalim të dielën vonë, Zelensky tha: “Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës [të dy organizatave]”.
“Secila nga këto pyetje do të marrë një përgjigje të duhur”, shtoi presidenti ukrainas.
Largimi i shefit të SBU-së, Ivan Bakanov, një mik fëmijërie i Zelenskyt, vjen pas arrestimit të një ish-kreut rajonal të SBU-së në Krime, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Prej kohësh është supozuar se Ukraina kishte një problem me infiltrimin rus në shërbimet e saj të sigurisë dhe në fjalimin e tij Zelensky u përpoq të tregonte ndikimin e shkeljeve të përsëritura të sigurisë./bbc/arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...