Rama tregon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës politike

09:54 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau” ka folur për tema të ndryshme që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Serbinë dhe për marrëdhëniet me Berlinin.

Ndër të tjera, Rama është pyetur se çfarë ka dëshirë të bëjë pas karrierës politike. Ai është shprehur se ndoshta do të dizajnojë rrobat e tij si stilit.

I pyetur nëse në Shqipëri apo jashtë, kreu i qeverisë tha se mund të duket e mërzitshme, por në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?

Edi Rama: Ndoshta të dizajnoj rrobat e mia si stilist.

Në Shqipëri apo jashtë saj?

Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme