Google ADS

I prezantohet si ‘kojshi’, ja merr laptopin dhe nuk ja kthen më

09:51 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Një personi i është marrë laptopi nga një person që thotë se ju prezantua si fqinj, por nuk i është kthyer më.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

RAPORTI:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 04.07.2022 – 16:00. Më 17.07.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte vënë në lajthitje viktimën mashkull  kosovar, duke ju prezantuar atij si fqinj i tij dhe i kishte marr një llap-top të cilin nuk ja kishte kthyer më. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme