Google ADS

Kryeministri Kurti tregon diçka për liberalizimin e vizave

09:31 | 18 Korrik 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, thotë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Sot mbushen 4 vjet, që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkruan Kurti në Twitter.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian së fundi janë shprehur optimist se liberalizimi i vizave është shumë afër. Prioritët këtë çështje, e ka prezantuar edhe Çekia, kur mori kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, për këta gjashtë muaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme