Google ADS

Gana konfirmon dy rastet e para me virusin “Marburg”

08:22 | 18 Korrik 2022
K.B

Gana së fundmi ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, një sëmundje infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.

Sipas asaj që raporton BBC, të dy pacientët vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit.

Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.

Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Akoma nuk ekziston asnjë trajtim për virusin Marburg, por mjekët thonë se pirja e shumë ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.

Ky virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës së frutave dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore.

Është një sëmundje e rëndë, mund të shkoj deri në fatalitet,  simptomat e këtij virusi janë, dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore, të vjella gjaku dhe gjakderdhje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme