Këto janë ngjarjet e paralajmëruara të datës 18 korrik.
09:00
Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme” (Hotel Sirius, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
13:00
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III). (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
14:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre