Google ADS

Scholz: Ne kemi nevojë për një BE më të fortë

00:06 | 18 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të jetë më i fortë gjeopolitikisht.

Në një koment për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, lideri gjerman i bëri thirrje Bashkimit të mbyllë radhët në të gjitha fushat ku vendet anëtare janë ndarë deri më tani, nga politika e migracionit deri te zhvillimi i një mbrojtjeje të përbashkët europiane, transmeton portal arbresh.info

“Për ta arritur këtë, qeveria e tij do të bëjë propozime konkrete në muajt e ardhshëm”, tha Scholz.

Sipas fjalëve të liderit gjerman, BE-ja është “një antitezë e gjallë ndaj imperializmit dhe autokracisë”, prandaj ajo përfaqëson një pengesë për sundimtarët si presidenti rus Vladimir Putin.

“Përçarja e përhershme, mosmarrëveshja e përhershme midis shteteve anëtare na dobëson,” paralajmëroi Scholz.

Sipas tij, uniteti është përgjigjja e Europës për kohët e reja, ndërsa ka bërë thirrje për ruajtjen e unitetit.

Kancelari bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund “bllokadave egoiste të vendimeve europiane nga shtetet anëtare individuale”.

BE, për shembull, thjesht nuk mund të përballojë një veto kombëtare në politikën e jashtme nëse dëshiron të merret seriozisht në botën e superfuqive konkurruese, tha Scholz.

Ndërkohë BE-ja po zhvillohet dhe po zgjerohet, vuri në dukje kancelari gjerman.

“Bashkimi Europian është më tërheqës se kurrë, po hapet ndaj anëtarëve të rinj dhe do të reformohet në të njëjtën kohë”, theksoi Scholz./arbresh.info/

Të ngjashme