Shefi i EULEX-it pas takimit me Kurtin: Si gjithmonë, një diskutim inspirues

22:16 | 17 Korrik 2022
K.B

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, në lojërat “Para Sports Games 2022”, që po zhvillohen në Prishtinë.

Wigemark shkroi në Twitter se si gjithmonë, ai dhe Kurti patën një diskutim inspirues.

“Si gjithmonë, një diskutim frymëzues me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Këtë herë në margjinat e lojërave “Kosova Para Sports Games 2022”, u shpreh Wigemark. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme