Maksimalisht edhe tetë ditë, në nënstacionin e Vallaqit, KEDS dhe KOSTT do të duhej të kishin qasje.
Por, zbatimin e kohës së përcaktuar në pikën e pestë të marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë, e pamundëson mosrespektimi i afateve paraprake nga kompania Elektrosever.
Ajo nuk ka quar të dhënat e konsumatorëve të katër komunave veriore, ani se këtë parashihej ta bënte brenda shtatë ditësh, pasi iu lëshua licenca nga ZRRE më 24 qershor.
Nga ZRRE thanë se në rast të mospërmbushjes së obligimeve, ashtu edhe siq parashihet me udhërrëfyesin për energji, Elektroseverit do t’i tërhiqet leja 100 ditë pasi iu dha ajo.
Marrëveshja mbikëqyret nga Bashkimi Evropian, i cili kryeministri, Albin Kurti, beson se tash e ka një gjë të qartë.
“Kjo me siguri që tash po regjistrohet nga ndërmjetësi që ti shohim hapat e ardhshëm. Kosova është konstruktive, aktive, kreative, e përkushtuar dhe natyrisht që tash edhe Brukseli e ka parë që përfundimisht duhet t’i japë Kosovës së drejtë”.
Zbatimi i udhërrëfyesit është i domosdoshëm për nisjen e faturimit të rrymës në veri.
“Natyrisht që nuk do të mundemi edhe dimrin e ardhshëm të vazhdojmë sikurse dimrin e kaluar. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ta zgjedhim sa më mirë e më shpejtë, por destruktiviteti i palës serbe është pengesë e madhe”, u shpreh Kurti.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg