Moti sot, temperaturat deri në 31 gradë

07:11 | 17 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë gjatë ditës së diel në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin për media.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme