Google ADS

Tony Blair: Epokës së dominimit perëndimor po i vjen fundi

00:26 | 17 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka paralajmëruar se epokës së domninimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vie fundi dhe kjo është duke ndodhur si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqi e dyta” në botë.

Blair tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake, transmeton portal arbresh.info

Ai tha se pushtimi “brutal dhe i pajustifikuar” i Vladimir Putin në Ukrainë tregoi se Perëndimi nuk mund të presë më automatikisht që fuqitë e mëdha botërore t’u përmbahen normave të pranuara ndërkombëtare.

“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek lidershipi kinez që të sillet në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, tha ai.

“Mos më keqkuptoni. Nuk po them që Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt. Por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se ata nuk do ta bëjnë këtë,” tha ai.

Ai tha se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia. “Ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor,” tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme